Më 25 prill do ju monitorojnë kamerat kur të votoni, Celibashi: Garanci e shtuar

schedule13:59 - 15 Prill, 2021

schedule 13:59 - 15 Prill, 2021

Qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë të monitoruara me kamera. Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka publikuar video nga kamerat e sigurisë që do të instalohen në 5 199 qendra votimi.

Ai shkruan se kjo është një garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërisë, si fotografimi i votës, votimi familjar dhe votimi më shumë se një herë.

 

“Monitorimi me kamera i 5.199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj. Zgjidh, Voto, Vendos!”, shkruan Celibashi./mv.abcnews.al