Lionel Messi do të prenzantohet zyrtarisht si lojtar i Inter Miami më 16 korrik, me shumë gjasa së bashku me shokun e tij të ri të skuadrës Sergio Busquets, raporton ESPN, ndërsa hyrja do të përfshijë fjalime në fushë, dhe shumë surpriza të tjera që do të zbulohen në të njëjtën natë.
Pikëpyetja e radhës për Leon mbetet se kur do të debutojë, me të gjitha indikacionet se kjo do të ndodhë më 21 korrik dhe ndeshjen e Kupës së Ligës kundër skuadrës meksikane Cruz Azul. /G.D abcnews.al/