Më 10 korrik, Zaluzhny do të marrë detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Britaninë e Madhe

schedule13:50 - 6 Korrik, 2024

schedule 13:50 - 6 Korrik, 2024

Ish-komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës (AFU) Valery Zaluzhny do të marrë postin e ambasadorit në Britaninë e Madhe më 10 korrik.

Media ukrainase njoftuan se Zaluzhny u nis për në Londër më datën 3 korrik.

Ndërsa, Zelensky emëroi Zaluzny si ambasador më 7 mars. Që nga ai moment, ai studioi në Akademinë Diplomatike në mënyrë që të ishte më i përgatitur.

Ish-komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës u shkarkua më 8 shkurt dhe Zelensky emëroi Alexander Sirsky në atë post, i cili ishte komandant i forcave tokësore që nga viti 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!