24 vjet pas vdekjes së Princeshës Diana, William dhe Harry do të zbulojnë një statujë në kujtim të nënës së tyre. Kjo do të jetë hera e parë që dy vëllezërit do të ribashkohen pas varrimit të Dukës së Edinburgut pak muaj më parë. Ceremonia e zbulimit do të bëhet më 1 korrik – kur Diana mbush 60 vjeç – në Kopshtin Kensington, shtëpia e Princit William dhe familjes së tij.
Skulptori i zgjedhur për të krijuar statujën është Ian Rank-Broadley, i cili pikturoi bedelin e Elizabetës II në monedhat britanike. Ngjarja do të ndiqet nga princat, Dukesha e Kembrixhit dhe disa nga të afërmit e Dianës, por për shkak të kufizimeve prej pandemisë, lista e të ftuarve është zvogëluar ndjeshëm.
Princat William dhe Harry, kur njoftuan për herë të parë planin e tyre, thanë se shpresonin që monumenti të lejonte njerëzit të reflektonin mbi jetën dhe trashëgiminë e saj. Kjo ceremoni vjen në një kohë ku tensionet mes familjes mbretërore me Harry-n dhe Meghan Markle janë rritur dhe nuk dihet nëse kjo e fundit do të marrë pjesë. /abcnews.al