Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me 1.2 milionë drogë dhe 23 mijë paund në dorë, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Londër

schedule21:32 - 14 Tetor, 2020

schedule 21:32 - 14 Tetor, 2020

Një shqiptar është kapur me kokainë vlera e të cilës kapte shifrën e  1,2 milionë eurove, një armë dhe 23,000 paund cash.

Policët e krimit të organizuar arrestuan ditën e djeshme, më 13 tetor, 29-vjeçarin Muhamet Qosja.

Qosja u ndalua ne automjetin e tij pas nje kontrolli policor në Melbourne Road në Ilford, në lindje të Londrës.

Në brendësi të kroskotit të makinës u gjetën paratë e fshehura, ndërsa policia ushtroi kontroll edhe ne banesën e të riut në zonën “Valentines Road”, në të cilën u gjetën, një revolver, 20 fishekë dhe 12 kilogramë kokainë të fshehura në dhomën e gjumit.

Muhamet Qosja, do të dale ditën e nesërme përpara gjykatës në Barkingside për tu njohur me masën e sigurisë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!