Conor McGregor dhe Dustin Poirier mund të përballen sërish mes tyre, në një duel të tretë që mund të vendosë se kush prej dy luftëtarëve të UFC është më i fortë.
Plani është që ky duel të zhvillohet që në muajin maj. UFC dhe presidenti i saj, Dana White, janë gati të pranojnë kërkesën e dy luftëtarëve.
Rreth dy javë më parë ishte Poirier ai që e mposhti irlandezin McGregor, me një KO teknik që në raundin e dytë. Në vitin 2014 “Famëkeqi” kishte fituar ndaj amerikanit, me KO teknik në raundin e parë. /abcnews.al