McDonald’s humbi të drejtën e përdorimit të emrit “Big Mac” për produktet e pulave

schedule15:02 - 5 Qershor, 2024

schedule 15:02 - 5 Qershor, 2024

Rrjeti amerikan i ushqimit të shpejtë McDonald’s ka humbur të drejtën e përdorimit të emrit “Big Mac” për produktet e tij të pulave.

Gjykata e Përgjithshme e BE-së me qendër në Luksemburg njoftoi këtë mëngjes se e kishte ndaluar kompaninë të përdorte emrin popullor për burgerët e saj të pulave, sepse McDonald’s nuk kishte siguruar prova se kishte përdorur emrin për pesë vjet radhazi.

Vendimi është marrë pas një mosmarrëveshjeje shumëvjeçare me kompaninë irlandeze “Supermac”, e iniciuar në vitin 2017, në lidhje me përdorimin e emrit që McDonald’s mbronte në vitin 1996 për produktet e mishit, përfshirë pulën.

Më parë, Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale hodhi poshtë kërkesën e Supermac, duke deklaruar se McDonald’s ka të drejtë të përdorë emrin Big Mac për hamburgerët e tij, duke përfshirë ato të bëra me pulë, kështu që kompania irlandeze ngriti një padi, kujton Reuters.

Supermac është një kompani irlandeze, e cila filloi të operojë në 1978. Oferta e tyre përfshin produkte viçi dhe pule, duke përfshirë hamburgerë, sanduiçe dhe kroketa.

Ky nuk është një vendim përfundimtar, sepse mund të apelohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, gjykata më e lartë evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!