Phoenix ka konfirmuar zyrtarisht se kanë arritur marrëveshje me Kreshnik Fazliu, i njohur si reperi MC Kresha.
Pasi u pajis me Licencën C ai është bërë pjesë e një klubi të futbollit kosovar, gjegjësisht klubit ‘Phoenix’.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi.
Në njoftim thuhet se Kresha ka pranuar të bëhet pjesë e stafit teknik si dhe menaxher gjeneral.
Postimi i plotë:
‘Me kënaqësi i’u njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral. E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu.Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim! MC Kresha’./ h.ll/abcnews.al