Mbytjet në Darzezë, mjekja: Problem janë edhe pickimet nga peshku harabel dhe gaforret

schedule17:30 - 14 Korrik, 2021

schedule 17:30 - 14 Korrik, 2021

Mjekët e Qendrës Shëndetësore në bregdetin e Darzëzës në Fier tregojnë se ditë e fundit po përballen me pacintë që prej sulmeve në zemër kanë rrezikuar dhe mbytjen. Kujtojmë që ditën e shtunë në këtë plazh u shënua dhe një viktimë.

“Dihet që nxehtësia ndikon shumë tek të sëmurët kardiakë dhe kanë probleme të sëmundjes. Problem tjetër kanë qenë edhe mbytjet. Kemi pasur rastet fatalitet dhe dy raste që kanë shpëtuar,” thotë mjekja Inva Sulejmani.

Problem në këtë zonë mbeten rojet bregdetare pasi është një plazh kryesisht publik. Dhe në të patrullojnë vetëm efektivë policie që nuk janë prezent për të dhënë ndihmë pushuesve sa herë kanë nevojë.

Gjithashtu mjekia Inva Sulejmani thotë se peshku harabel dhe gaforret ditët e fundit kanë lënduar pushuesit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!