Pas meshës së sotme, Papa Françesku foli ndër të tjera, për mbytjen e anijes me shumë të vdekur në Pylos, duke thënë se po lutet për ata që humbën jetën dhe kërkon që të bëhet gjithmonë gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme.
Apeli i tij:
“Me pikëllim të madh dhe dhimbje të madhe mendoj për viktimat e mbytjes shumë të rëndë të anijes që ndodhi ditët e fundit në brigjet e Greqisë. Lutjet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe kërkoj që të bëhet gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme.”