Mbyti një grua dhe po e varroste në kopsht, burri pëson infarkt dhe vdes

schedule09:51 - 12 Maj, 2022

schedule 09:51 - 12 Maj, 2022

Një burrë nga Karolina e Jugut vdiq nga një atak në zemër teksa varroste një grua të cilën dyshohet se e kishte mbytur për vdekje, thanë autoritetet.

Zyra e Sherifit të Qarkut Edgefield tha në një njoftim për shtyp se ata u thirrën në shtëpinë Trenton të Joseph McKinnon, 60 vjeç më 7 maj pas një raporti se një mashkull i cili nuk reagonte qëndronte i shtrirë në oborrin e tij.

Kur arritën policët, ata vunë re praninë e trupit të pajetë të McKinnon dhe një varr të cekët ku më vonë zbuluan një peron të dytë të vdekur.

65-vjeçarja Patricia Ruth Dent, jetonte në të njëjtën adresë në Tanglewood Drive, shkruan The Independent. 

“Zoti McKinnon nuk kishte shenja të traumës dhe dyshohet se vdiq për shkaqe natyrore, “tha sherifi i qarkut Edgefield, Jody Rowland dhe mjeku ligjor i qarkut David Burnett.

Pas kryerjes së autopsisë Burnett njoftoi se kishte vdekur nga një atak në zemër, ndërsa shkaku i vdekjes së Dent konfirmoi dyshimet fillestare të oficerëve se ajo vdiq nga mbytja./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!