Mbyti bashkëshorten, dënohet i moshuari nga Fieri

schedule18:10 - 3 Prill, 2019

schedule 18:10 - 3 Prill, 2019

76-vjeçari Namik Veliaj nuk i shpëtoi burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 35 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 2 vite më parë. Gjithashtu fajtor u shpall edhe mjeku Ilir Tanku, i akuzuar për shpërdorim detyre. Mjeku u dënua me dy vite burg, por trupa gjykuese e pezulloi dënimin, për ta shlyer me 4 vite shërbim prove.

Në konkluzionet përfundimtare, mbrojtja kërkoi pafajësinë e 76-vjeçarit, duke pretenduar se prokuroria nuk ka prova për vrasjen e të moshuarës nga Fieri. Të njëjtën kërkesë kishte edhe avokatja e mjekut.
Ngjarja ka ndodhur në janar të 2017, por arrestimi ka ndodhur në mars të 2018, pas dyshimit të familjarëve të së ndjerës që vdekja nuk ka qenë natyrale, por vrasje. Dyshohet se e ndjera është mbytur nga bashkëshorti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!