Një varkë 6 metra e gjatë është mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e Lampedusas, Itali.
32 migrantë, përfshirë 3 gra u shpëtuan nga anija patrulluese CP 327 e Rojës Bregdetare.
Mediet italiane bëjnë me dije se 4 persona janë ende të zhdukur, përfshirë dy fëmijë të moshës 6 muajsh dhe 6 vjeç.
Dy personat e tjerë janë burra dhe nuk ka asnjë lajm prej tyre./Abcnews.al/