Dy persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez, raportojnë mediat e huaja. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në brigjet e Sangatte, afër Calais.
Rreth 50 emigrantë të tjerë u shpëtuan, njoftuan autoritetet franceze.
Operacionet e shpëtimit zhvillohen rregullisht në Kanalin Anglez, një rrugë e rrezikshme e ndjekur nga emigrantët për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Të premten, prefektura detare franceze deklaroi se kishte ofruar ndihmë për 155 persona në ngushticën e Pas-de-Calais./abcnews.al


