Një tjetër pushues është mbytur mesditën e kësaj të enjte në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Me gjithë përpjekjet e Rojës Bregdetare pushuesi nuk doli gjallë nga deti. Ai ishte futur thellë në det me not, por në kthim është përballur me dallgë e mëdha. Roja Bregdetare e zonës është futur ta shpëtojë por pushuesi ishte mbytur. Një ditë më parë gjithashtu një pushues nga Fieri u mbyt në ketë plazh./ABC News Albania 24/7