Ishte larguar prej ditësh nga banesa, gjendet i mbytur në kanal 70-vjeçari në Fier, policia jep detajet

schedule18:17 - 29 Nëntor, 2021

schedule 18:17 - 29 Nëntor, 2021

Një person me iniciale S. P., i moshës 70 vjeç, është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në fshatin Mujalli të Fierit. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur para disa ditësh pasi trupi i tij është gjetur i dekompozuar, nga disa banorë të zonës.

Sipas bluve djali i viktimës kishte bërë denoncim disa ditë më parë për zhdukjen e tij, duke deklaruar se babai i tij vuante nga sëmundja e sklerozës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!