Një 34-vjeçar është gjetur i mbytur në bregdetin e Shëngjinit, në Lezhë.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se shkak i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak.
Gjatë këtij sezoni nuk është hera e parë që mbyten persona në det, të cilët janë gjetur pa shenja jete në disa qytete të ndryshme të vendit.

