Mbytet në liqenin e Banjës një 40 vjeçar

schedule13:16 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 13:16 - 30 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh.

Pas një telefonate që ka ardhur në policinë e këtij qyteti mësohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e banjës një 40 vjeçar me inicialet V.K.

Policia dhe RENEA kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për gjetjen dhe nxjerrjen e 40 vjeçarit nga liqeni. Ende nuk ka detaje se si është mbytur 40 vjeçari.

Policia ka dhënë informacionin paraprak sipas të cilit:

“Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një  telefonat se një shtetas  është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit,  menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses  kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe  me forcat speciale  RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet  V.K., 40 vjeç,  banues në fshatin Zamsh, Gramsh”./abcnews.al