Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbytet anija në Indonezi, humbin jetën 15 persona, zhduken 19 të tjerë

schedule09:43 - 24 Korrik, 2023

schedule 09:43 - 24 Korrik, 2023

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, 19 të tjerë janë të zhdukur dhe vetëm 6 deri më tani kanë mbijetuar nga mbytja e një anije në ishullin indonezian të Sulawesi.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshimet e para janë se shkaku i fundosjes, i cili ndodhi rreth mesnatës së së dielës deri të hënën me orën lokale, është ende i paqartë. Ishte një udhëtim vetëm 20 minuta, një distancë prej një kilometër.

“Të gjitha viktimat janë identifikuar dhe dorëzuar te familjet e tyre, ndërsa të mbijetuarit tani po trajtohen në spitalet lokale”, tha Muhammad Arafah nga departamenti lokal i kërkimit dhe shpëtimit.



Anija po transportonte njerëzit në një gji në ishullin Muna, rreth 200 kilometra në jug të Kentari, kryeqyteti i provincës juglindore Sulawesi.

Anijet janë një mënyrë e zakonshme transporti në Indonezi, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj dhe aksidentet janë të zakonshme pasi standardet e dobëta të sigurisë shpesh lejojnë që anijet të mbingarkohen pa pajisjet e duhura për shpëtimin e jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!