Një anije me turistë koreanojugorë është mbytur mbrëmjen e djeshme në Budapest, pasi u përplas me një anije tjetër. 7 persona kanë humbur jetën ndërsa 21 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Në bordin e anijes ndodheshin 33 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit. Mes viktimave është dhe një fëmijë 6 vjec.
Sipas informacioneve të para asnjë nga pasagjerët nuk ishte i pajisur me jelekë shpëtimi. Ministria hungareze e mbrojtjes konfirmoi shpëtimin e një pasagjeri pranë urës Petofi, në jug të parlamentit të vendit. Anija kishte kapacitet për 60 persona, ose 45 në rastin e shëtitjeve turistike nëpër qytet.
/ABC news Albania 24/7