Mbytet anija e peshkimit në Kore të Jugut, zhduken nëntë persona

schedule08:04 - 5 Shkurt, 2023

schedule 08:04 - 5 Shkurt, 2023

KORE E JUGUT- Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për persona të zhdukur pasi një anije peshkimi u përmbys në brigjet jugperëndimore të Koresë së Jugut. Anija prej 24 tonë u përmbys në ujërat e qarkut Sinan, në provincën Jeolla Jugore mbrëmë vonë, njoftoi  Ministria e Brendshme.

Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit u shpëtuan nga një anije, ndërkohë nuk dihet asgjë për fatin e nëntë personave të tjerë, përfshirë dy të huaj. Më shumë se dhjetë anije luftarake dhe tre avionë të Rojes Bregdetare dhe Marinës po kërkojnë të zhdukurit, ndërsa mësohet se shumica e anëtarëve të ekuipazhit besohet se ishin larguar nga anija para se të përmbysej.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-geol, u shpreh i shqetësuar për ngjarjen dhe tha se duhen përpjekje gjithëpërfshirëse në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe urdhëroi të mobilizohen “të gjitha burimet e disponueshme” për të zgjeruar zonën e kërkimit/abcnews.al