Të paktën tre persona kanë vdekur pasi po tentonin të kalonin kanalin anglez me një varkë të vogël mëngjesin e së dielës.
Rreth 45 të tjerë morën ndihmë mjekësore në plazh, shumë prej të cilëve vuanin nga hipotermia dhe katër të tjerë u dërguan në spital.
Incidenti ka ndodhur në ujërat franceze dhe autoritetet e Francës janë ato që po hetojnë rastin.
Zyra e Brendshme konfirmoi se kishte pasur një incident në ujërat franceze dhe se autoritetet franceze po drejtonin hetimin.
Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, duke tejkaluar totalin e vitit 2023 që ishte mbi 29 mijë, sipas shifrave të qeverisë britanike. / abcnews.al