Mbyten 70 emigrantë në Mesdhe, shpëtohen 1200 të tjerë

schedule11:36 - 25 Prill, 2023

schedule 11:36 - 25 Prill, 2023

Më shumë se 70 persona që tentuan të kalonin detin Mesdhe dyshohet se janë mbytur.  Emigrantët ishin nisur nga Tunizia me tre varka të ndryshme, por ata nuk mundën të mbërrinin të gjithë në destinacion.

Shumë të tjerë mbeten të zhdukur pas një morie përpjekjesh për të arritur në Europë nga Tunizia, ku zyrtarët thonë se morgjeve po u mungon hapësira pasi numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Këto pamje të publikuara nga roja bregdetare, tregojnë njërën prej varkave e cila u përmbys në afërsi të Maltës. Por pjesa më e madhe e emigrantëve nga Lindja e Mesme u shpëtuan.

Po ashtu dhe dy varkat e tjera u kapën nga autoritetet. Vetëm në dy ditët e fundit, 1200 njerëz u shpëtuan nga autoritetet italiane dhe u sollën në Lampeduza. Përmirësimi i motit në fundjavë nxiti sërish tentativat e emigrantëve të paligjshëm që nisen nga brigjet e kontinentit të Afrikës në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Vetëm këtë vit, zbarkuan në brigjet italiane mbi 36,000 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!