Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllje perfekte për Buffon, Pirlo: Ishim fiksuar me këtë Kupë, e merituam

schedule09:34 - 20 Maj, 2021

schedule 09:34 - 20 Maj, 2021

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Atalantës mbrëmjen e kaluar, rezultat që i siguroi triumfin në Kupën e Italisë. Hera e 14-të në histori që bardhezinjtë fitojnë këtë trofe dhe i dyti si trajner për Andrea Pirlon në stolin e “Zonjës”. Trajneri italian nuk e fshehu kënaqësinë për këtë sukses.

Kishim dëshirë të madhe për të fituar, donim ta merrnim me vete në shtëpi këtë trofe. Pavarësisht një sezoni jo pozitiv, u bëmë të gjithë në një mendje. Ishim fiksuar ta fitonim këtë kupë dhe mendoj se e merituam“, deklaroi Pirlo.

Një mbylle perfekte për Gianluigi Buffon, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me Juventusin. Portieri i përjetshëm do të largohet në fund të sezonit. Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, por Gigi nuk ka ndërmend të ndalet dhe sezonin e ardhshëm do e shohim diku tjetër.

Mbyllja perfekte, finalja perfekte“, shkruan në Twitter legjenda e portës bardhezi. “Veterani” e zhvilloi të plotë ndeshjen. Pavarësisht viteve të shumta që mban mbi supe, Buffon vijon të tregojë një formë të mirë dhe të fitojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!