Mbyllja e stadiumeve “bela e madhe”, Serie A humbet shifrën e frikshme

schedule12:56 - 17 Shkurt, 2021

schedule 12:56 - 17 Shkurt, 2021

Jemi në pandemi dhe kjo e fundit ka futur pjesën më të madhe të klubeve në krizë të thellë financiare. Në Itali janë jo pak të goditur, teksa Interi e ka reflektuar më së shumti situatën e nderë financiare.

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, së fundmi ka zbuluar humbjet e mëdha të klubeve. Ai tregon se në sezonin e shkuar klubet e Serie A humbën plot 200 milionë euro, teksa fitimet e reduktuara vijojnë edhe në këtë sezon, kryesisht për shkak të mbylljes së stadiumeve.

“Humbja ekonomike për sezonin 2019-2020 që vlerësuam se ishte, vetëm për klubet e Serie A, prej mbi 200 milion euro, kryesisht i atribuohet mbylljes së stadiumeve për publikun dhe ndërprerjes së kampionatit midis marsit dhe majit të vitin e kaluar

Për sezonin aktual, megjithatë, të ardhurat e vlerësuara më të ulëta, të barabarta me 400 milion euro për klubet e Serisë A, i shtohen mbylljes më serioze të kampionateve të ligave amatore dhe të të rinjve, të cilat ata nuk ishin në gjendje të rinisnin aktivitetin e tyre përveç një periudhe të shkurtër në fillim të vitit sportiv”, u shpreh Gravina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!