Mbyllja e “Mehmet Akif”, Berisha-Ramës: Turp! Shqipëria nuk është vasale e Turqisë

schedule12:28 - 23 Shtator, 2022

schedule 12:28 - 23 Shtator, 2022

Akt të rëndë e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha mbylljen e kopshtit “Turgut Ozal” dhe kolegjit turk “Mehmet Akif” në Tiranë. Berisha iu drejtua kryeministrit Rama publikisht nga selia blu, duke i thënë se vendimi i tij ishte një turp, pasi ndaloi që 255 fëmijë të shkojnë në kopsht.

Sipas ish-kryeministrit vendimi për të mbyllur kopshtin dhe kolegjin është diktuar nga presidenti turk Erdogan. Berisha tha se Shqipëria nuk mund të jetë vasale e askujt, pasi është shtet sovran.

“Konsideroj një akt ndër më të rëndë mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm në diktatin e Erdoganit të shkollës që mban një nga emrat më ë nderuar, autorin shqiptar të hymnit tuk “Mehmet Akif”.

Dua tu them Edi Ramës ke mbyllur një kopsht që kanë qenë 250 Zaho. Të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë nuk do ta ndërmerrte kurrë kush.

Ke treguar që je i aftë për çdo lloj akti të zbrisje ti dhe të trishtosh 255 fëmijë kanë qenë në kopsht. Ta mbyllësh se përkulesh për shkak të lidhjeve, akti më i shëmtuar. Duhet të mendoje 255 herë si për djalin tënd para se të merrje një vendim të tillë. Nëse kishte mësues që kishte probleme me drejtësinë turke sille dosjen ti gjykojmë, unë nuk i di.

Të mbyllësh me një urdhër një kopsht shembullor. Çfarë ju thotë ky kryeministër 255 fëmijëve që u bashkuan dhe s’mund të shkojnë më në kopshtin e tyre.

E njëjta gjë themi për kolegjin “Mehmet Akif”, një nga më të mirët.

Nga Shqipëria nuk do të pranonim kurrë që të projektoheshin akte kundër Republikës turke. Një kryeministër të mbyllë një kopsht nuk ka akt më çnjerëzor.

Mbylli edhe kolegjin, më duket ka qenë grupi i vajzave. Në çdo vend të botës, kjo shkollë plotësisht legjitime në harkun arsimor të Shqipërisë do të mund të shkonte në gjykatë, por kjo nuk ndodh në vendin ku nuk ka drejtësi. Shqipëria nuk mund të jetë vasal i askujt”, deklaroi Berisha.