Mbyllja e Gjykatës, Korreshi: Lushnja është kthyer në fshatin më të madh të Fierit

schedule16:39 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:39 - 14 Qershor, 2022

Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit për të mbyllur Gjykatën e Lushnjës.

Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi thekson se ajo që po i ndodh Lushnjës është e turpshme, pasi për herë të parë pas 100 vjetësh ky qytet nuk do të ketë më një gjykatë, duke u kthyer në këtë mënyrë në fshatin më të madh të Fierit.

Postimi i Korreshit:

Sa turp me Lushnjen!

Lushnja ngeli perfundimishte fshati me i madh i Fierit.

Ne politikanet e morem me qafe.

Lushnjaret me butesine e tyre pranojne fatin e tyre te zi ne heshtje. ?

Trishtim!

Me nje te rene te lapsit me absurditetin me te madh pa i pyetur keta njerez te urte dhe asnje grup interesi, pa asnje vlersim apo analize Gjykata e Lushnjes, pas 100 vitesh, e heqin nga qyteti i Kongresit.

Te gjithe sot heshten!

Vetem avokatet u degjuan para dyerve te Gjykates e bojkotuan proceset Gjyqesore.

A thua e bene vetem per vete ?? ?

Une them jo. Jo sepse ata jetojne aty, familjet e tyre po ashtu te gjithe Lushnjaret zdo ta kene me kete komiditet per mos te folur per ekonomine qe çdo gje do tju dyfishohet.

Te nderuar qytetare te Lushnjes reagoni ose do te ktheheni ne fshat.

Bashke me Gjykaten iken edhe Prokuroria, Sherbimi i Proves dhe Permbarimi.

Eshte samar i rende qe do tju lej pasoja.

Dite e trishtuar e ardhme e zymte. ?

Por çfarë po ndodh me Gjykatat në Shqipëri?

Miratimi i hartës së re gjyqësore edhe nga KLGJ duket se ka futur në kolaps gjykatat e vendit pasi janë avokatët ata që kundërshtojnë çfarë ka ndodhur deri më tani me argumentin se kështu janë të penalizuar edhe avokatët dhe gjyqtarët.

Siç kanë bërë me dije deri më tani dhomat e avokatisë, ata kanë vendosur të bojkotojnë për katër ditë seancat gjyqësore përveç masave të sigurisë për personat e paraburgosur.

Pse protestojnë avokatët?

Një ndër argumentet kryesore kundër hartës së re është fakti që ajo sipas tyre shkel të drejtat e njeriut pasi nuk u jep të drejta të barabarta qytetarëve para ligjit, ku një pjesë e mirë e tyre duhet të lëvizin për dhjetëra kilometra deri në qendrat e qarqeve për të gjetur drejtësi, raporton abcneës.al.

Harta, u shpreh më herët Dhoma e Avokatisë, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të  individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çeshtjet penale, civile dhe administrative.

“Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë”, tha Dhoma e Avokatisë disa ditë më parë.

Duke folur për ABC, avokati Edvis Gorishti tha se krahas reformës gjyqësore, edhe bojkoti i këtyre ditëve ndikon negativisht në seanca pasi tashmë do të grupohen për ditët e tjera.

“Nuk kanë mundësi aksesi është shpjeguar edhe nga kryetari i dhomës. Të paktën duhet të ishte bërë sic u propozua. Dy në pjesën veriore dhe dy në pjesën jugore. Se në skaje nuk ka mundësi të vijë në Tiranë. Ne jemi të detyruar dhe sic thotë dhoma ne do të respektojmë. Kjo shtyrje e mbingarkon sistemin gjyqësor. Janë tre ditë dhe minimalisht janë 7 seanca që shtyhen për çështjet normale. Shpresojmë të gjendet një zgjidhje”, tha ai,

Më herët, kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot so të vazhdojë për 4-ditë me radhë dhe se avokatët e Beratit do t’i bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Deklarata të ngjashme kanë bërë edhe dhoma të tjera të avokatisë nëpër rrethe pas vendimit për të ulur numrin e gjykatave, përfshi edhe ato administrative.

Çfarë ndodhi?

Prej disa muajsh, Ministria e Drejtësisë dhe palët e interesit kanë negociuar për kryerjen e Reformës Gjyqësore me qëllim rritjen e performancës së gjykatave dhe uljen e korrupsionit në to në kuadër edhe të Reformës në Drejtësi. Sëfundimi, u vendos që numri i gjykatave të ulet nga 22 të tilla në vetëm 13, të cilat do të jenë kryesisht vetëm në qendrat e qarqeve.

Vendimi përfshiu edhe gjykatën administrative, e cila do të funksionojë vetëm në Tiranë dhe Lushnje.

Harta e re gjyqësore u miratua edhe nga KLGJ pavarësisht kundërshtimeve të avokatëve.

Më herët, ministri i Drejtësisë, Ylli Manja tha se është konsultuar me të gjitha palët e interesit për të miratuar këtë hartë dhe gjithçka është bërë konform standardeve europiane.

Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë efekti i bojkotit të avokatëve te seancat plenare. Të paktën për katër ditë, gjykatat do të jenë të bllokuara. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!