Mbyllja e E-Albania dhe faqeve online qeveritare, Manjani: Urgjent një tender sekret të kapim “kibernetistin”

schedule11:29 - 17 Korrik, 2022

schedule 11:29 - 17 Korrik, 2022

E-Albania dhe të gjitha faqet dhe sistemet qeveritare online janë mbyllur përkohësisht, për shkak të një sulmi kriminal kibernetik që vjen nga jashtë Shqipërisë.

Në lidhje me mbylljen e përkohshme të sistemeve qeveritare ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Lexo edhe: Sulm kriminal kibernetik, mbyllet përkohësisht E-Albania dhe faqet qeveritare në Shqipëri

Me ton ironizues, Manjani shkruan në Facebook se faqet online qeveritare u mbyllën në një kohë që qeveria hapi akademinë e mbjelljeve online, ndërsa thotë se qeveria tashme do shpallë një tender tjetër sekret për të kapur “kibernistin që është jashtë shtetit, por kjo ka kosto”.

Reagimi i plotë

Sulm kibernetik AKSH-it?!
Uau!
Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!
Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…?
***
Ups!
Na ikën dritat.
Hajde shnet se na duhet bateria e celularit.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!