Mbyllja e bashkisë së Malësisë së Madhe, epidemiologu: I janë nënshtruar testit 9 punonjës të tjerë

schedule14:00 - 10 Korrik, 2020

schedule 14:00 - 10 Korrik, 2020

Në bashkinë e Malësisë së Madhe janë konfirmuar tre raste me Covid-19 dhe për pasojë ky institucion do të qëndrojë i mbyllur deri ditën e hënë.

Epidemiologu i Malësisë së Madhe, Riza Curraj ka dhënë detaje për gjendjen në bashki, ndërsa ka theksuar se i janë nënshtruar testimit edhe 9 punonjës të tjerë.

LEXO EDHE: Dy sekretare dhe një punonjës pozitivë me COVID-19, mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe

“Malësia e Madhe ishte i vetmi rreth i paprekur nga Covid-19.  Ditët e fundit edhe këtu kemi një përkeqësim të situatës. Ka shtim të rasteve pozitive. Që nga fillimi i pandemisë kemi bërë 73 testime dhe nga këto 14 kanë rezultuar pozitive. Doja ti bëjë thirrje ko,unitetit të zbatojnë këshillat, duke filluar që nga higjiena personale, përdorimi i dorezave dhe maskave.

 Me daljen e tre rasteve pozitive ne kemi kryer edhe 9 testime të tjera dje. Po presim përgjigjen e rezultateve. Ne do të vazhdojmë edhe më tej gjurmimin e rasteve dhe të kontakteve qoftë në bashki qoftë në pjes ëtë tjera të komunitetit”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!