Një pensionist në Itali ka nisur luftën kundër “padrejtësisë” për një gjobë gati 900 euro për riparimin e një grope. Claudio Trenta ishte shumë i zhgënjyer nga paaftësia e këshillit lokal për të mbyllur një gropë 30 cm në një vendkalim këmbësorësh në Barlasina, Italia veriore.
72-vjeçari vendosi të merrte situatën në dorë dhe për këtë arsye n mbushi gropën vetë. Fatkeqësisht pensionisti u gjobit me 882 euro.
Në një postim në Facebook, Trenta ka postuar një foto të letrës që ka marrë nga policia duke e akuzuar për shkelje të kodit rrugor. Ai u gjobit për kryerjen e një pune potencialisht të rrezikshme në një vend publik pa leje dhe, për këtë, u urdhërua të linte rrugën në gjendjen e saj origjinale.
“Nëse ata mendojnë se jam budalla, e kanë gabim,” tha ai për Corriere della Sera, duke shtuar se “ata më provokuan dhe kjo është arsyeja pse tani po padis këshillin për neglizhencë”.
Aventura e pensionistit hapi një debat në Itali, ku ai u mbëhtet nga e gjithë Italia dhe ishte i ftuar në emisione televizive.
“Nuk jam mësuar me gjithë këtë publicitet”, tha ai, duke shtuar se “do të luftoj deri në fund që kjo gjobë të më hiqet pasi për mua është një padrejtësi.
Pse duhet të gjobitem unë dhe jo ata që e kanë ditur problemin dhe nuk kanë ndërhyrë?’

/abcnews.al