Mbyllet zyra serbe ne veri/ Lista serbe akuzon Kurtin: Veprim i dhunshëm para zgjedhjeve

schedule13:46 - 8 Janar, 2025

schedule 13:46 - 8 Janar, 2025

Policia e Kosovës mbylli një objekt të strukturave paralele serbe në veri të vendit, i cili shërbente si zyrë tatimore, degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Sipas Listes Serbe ky veprim behet nga Kryeministri Kurti nje muaj larg zgjedhjeve per qellime elektorale.

“Duke mbyllur ilegalisht dhe dhunshëm Administratën Tatimore në Mitrovicën e Kosovës dhe duke hedhur në rrugë 80 punëtorë serbë, Albin Kurti po vijon fushatën e tij zgjedhore, të cilën e zhvillon mbi shpinen e popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve të tij”- thuhet ne deklaraten e ketij subjekti politik, ndersa akuzat vijojne edhe me tej duke shtuar se gjate mbylljes se ketij objekti ka patur keqtrajtim te serbeve te Kosoves qe kane kaluar jeten duke punuar ne kete institucion.

Lidhur me keto akuza ka reaguar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, sipas te cilit punonjesit jane larguar ne menyre te paqte dhe dhe nuk patur asnje arrestim gjate aksionit.
Aksionet ne Veri te Kosoves jane intensifikuar ne prag te zgjedhjeve te 9 shkurtit.

Ato po kryehen ne vazhden e veprimeve te Policise qe njihet si Mbyllja e strukturave paralele ne veri te vendit, edhe pse nderkombetaret kane theksuar ne menyre te vazhdueshme se veprime te tilla te pakoordinuara me aleatet mund te ndikojne ne pershkallezimin e tensioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!