PD në Kukës e Tropojë zgjedh kandidatët për deputetë! Gazment Bardhi: Pjesëmarrje surprizë

schedule20:38 - 25 Shtator, 2020

schedule 20:38 - 25 Shtator, 2020

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka publikuar emrat e 5 kandidatëve për deputetë në Kukës që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit.

Ata janë Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata.

“Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

ADMIR SINAMATI

ARBEN CEJKU

IBRAHIM BRUKA

SAHIT PRIZRENI

VJOLLCA VATA

Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020″, thuhet në njoftim.

Ndërsa janë përzgjedhur kandidatët për deputetë që kalojnë në fazën tjetër në Tropojë: Isuf Çela,  Xhem Neza, Mimoza Hajdarmata, Lush Susaj, Feride Rrahmani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se pjesëmarrja masive prej 70%, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen. Ai akuzon PS se po propozon me hile mbylljen e listave, por sipas tij demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

“Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE”, shkruan Bardhi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!