Mbyllet votimi në 10 bashki, PS fiton edhe Libohovën

schedule15:05 - 26 Prill, 2021

schedule 15:05 - 26 Prill, 2021

Ka shkuar në 10 numri i bashkive që kanë mbyllur numërimin për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Libohova është bashkia e radhës që mbyllet me fitoren e Partisë Socialiste. Sipas të dhënëve të fundit pas përfundimit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka grumbulluar 1 154 vota, Partia Demokratike 901 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 201 vota.

Ndërkohë deri më tani nga 10 bashkitë që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë politike, vetëm në dy bashki Partia Demokratike ka rezultuar fituese, në Has dhe në Tropojë.

LEXO EDHE: Fitohen bashkitë e parë nga demokratët, mbyllet numërimi në Tropojë, Has dhe në Përmet

Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:

  1. Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509  vota
  2. Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
  3. Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
  4. Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
  5. Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
  6. Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
  7. Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
  8. Libohovë: PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota.
  9. Has: PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota
  10. Tropojë: PD- 6443 vota, PS- 3094 vota.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!