Konfimimi pozitiv i një infermieri në spitalin rajonal të Gjirokastrës, “Omer Nishani” ka alarmuar stafin mjekësor. Ai punon në sallën e kirurgjisë. Kjo ka detyruar autoritet të mbyllin sallat e operacionit. Drejtori i spitalit tha se do të kryejnë vetëm ndërhyrjet urgjente.
“Reparti funksion, rastet që vijnë aksidentet trauma. Reparti është në funksion, nuk kemi asnjë mangësi. Ndërhyrjet kirurgjikale urgjente jemi të detyruar ti bëjmë. Rastet e planifikuara do ti shtymë disa ditë”, u shpreh drejtori.
Infermieri mësoi se ishte prekur disa ditë më parë.
“Prej dy ditësh, ne dyshuam për një infermier të sallës kirurgjikale me Covid, që i doli me skaner, por tamponi negativ. Kufizuam punën. Infermieret bene tamponin, por askish nuk ka asnjë shqetësim”, shton drejtori.
Në këtë spital u është marrë tampon edhe 20 mjekëve dhe infermierëve të tjerë. Ndërkohë një pjesë e bluzave të bardha janë karantinuar.
Në Libohovë një nga mësuesit e shkollës 9-vjeçare ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. 27 tamponë të kontakteve të mësuesit janë marrë, ndërsa arsimtarët e tjerë janë karantinuar në shtëpi.
Ndërkohë në Libohovë të Gjirokastrës është konfirmuar me Covid dhe një mësues.
Në Elbasan numri i të prekurve është në shifra alarmante. Sipas ministrisë së shëndetësisë janë konfirmuar 20 raste të reja. Burime për Abc News treguan se dy të infektuar janë punonjëse në një bankë të nivelit të dytë.
Një tjetër e prekur është një punonjëse në zyrën e financës në bashkinë e Elbasanit. ndërkohë Pozitive ka rezultuar edhe një mësuese një mësuese në shkollën “Qemal Haxhihasani”.
Në total janë 15 persona që vetëkarantinuar, ndërsa priten analizat e tamponëve për kontaktet që kanë pasur të infektuarit. /abcnews.al