Mbyllet protesta, opozita sërish tubim me 3 Mars

schedule12:37 - 16 Shkurt, 2023

schedule 12:37 - 16 Shkurt, 2023

Mbyllet protesta e opozitës pas dy orësh e gjysmë përpara Kuvendit. Protestuesit u larguan nga Kuvendi dhe iu drejtuan selisë blu bashkë me Berishën dhe deputetë të tjerë që janë përjashtuar nga seancat plenare. Sakaq, paralelisht po mbahet seanca planere, e cila është shoqëruar me debate dhe zhurmë.

Berisha paralajmëroi me 3 Mars një protestë të madhe kombëtare, në ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e PD-së. Por sipas Berishës, kjo protestë nuk është një kërcënim për gjykatën pasi sipas tij ata e kanë vendimin e gjykatës dhe se i përmbahen këtij parimi.

“Revolucioni vazhdon protesta kombëtare me 3 mars, bashkohemi kundër regjimit. Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë fare me gjykatën. Ne e kemi vendimin e gjykatës i përmbahemi atij parimi, që i përmbahen njerëzit e lirë në gjithë botën.”, u shpreh Berisha. “Të gjithëve u them se forcë nuk është vetëm dhuna.

I garantoj se revolucioni paqësor e ka më të sigurt fitoren se çdo forcë tjetër. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme. Kanë lënë punë e çdo gjë. Sakrifitor të mëdhenj. Janë shkëputur nga puna se do ushqejnë fëmijët në darkë.“, tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!