Mbyllet për 10 ditë “McDonald’s” në Romë, shkak incidentet e dhunshme

schedule22:27 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 22:27 - 11 Dhjetor, 2024

Restoranti i ushqimit të shpejtë “McDonald’s” në stacionin kryesor hekurudhor të Romës, Termini, është mbyllur për 10 ditë për shkak të numrit të madh të incidenteve të dhunshme që po ndodhin në objekt, tha zyrtari i qytetit Roberto Mesucci.

Ai shtoi se shtatë incidente të dhunshme janë raportuar në tre javët e fundit, duke e quajtur restorantin “një vatër kriminelësh dhe një skenë për grabitje, zënka dhe sulme të dhunshme”, raporton Ansa.

Në pjesën e Romës rreth stacionit qendror Termini, incidentet e dhunshme janë dukuri e shpeshtë, kryesisht për shkak të numrit të madh të të pastrehëve që jetojnë në zonë, një numër i madh i të cilëve janë emigrantë, sipas agjencisë italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!