Është mbyllur aeroporti Ataturk në Stamboll, pas rreth 80 vitesh aktivitet. Operacionet e transferimit do të zgjasin 45 orë, ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve të Stambollit do të jenë të mbyllura për trafikun rrugor deri në 26 orë.
Duartrokitje dhe kërcime shoqëruan nisjen e fluturimit të fundit nga aeroporti i Ataturk në Turqi. Në korridoret e boshatisura,nënpunësit e fundit, bënë “selfie”, ndërsa kamionët ngarkonin pa pushim objekte, material dhe mjete. Pas pothuajse gjashtë muajsh shtyrje për shkak të problemeve financiate dhe logjistike, ka nisur mbrëmjen e së premtes transferimi nga aeroporti I Ataturk në aeroportin e madh të Stambollit, i inaguruar në 29 tetor të një viti më parë nga presidenti Erdoan, por deri tani funksiononte vetëm për pak fluturime. Operacionet e transferimit do të zgjasin 45 orë dhe do të krijojnë shumë problem në trafik. Rrugët kryesore të Stambollit do të qëndrojnë mbyllur për trafikun, për të mundësuar që procesi të përfundojë sa më shpejt. Ministri turk i transportit u shpreh se disa autostrada do të qëndrojnë të mbyllura për 26 orë ndërsa disa të tjera për 9 deri në 12 orë. Gjithashtu Turhan u shpreh se nuk do të ketë fluturime nga asnjë prej aeroporteve për 12 orë.
Nga data 6 prill ambjentetet e aeroportit Ataturk do të nisin transformimin në një park public dhe zonë stërvitore. Sipas kompanisë ajrore Turkish Airlines, e cila do të trransferohet në aeroportin e ri, bëhet fjalë për operacionin më të madh logjistik të kësaj natyre në historinë e avioacionit civil. Do të transportohen 47.300 ton pjesë të ekuipazhit, me anë të pesë mijë kamionëve, dhe në process do të përfshihen 1.800 persona. Pas më shumë se 80 vitesh, aeroporti i Ataturk nuk do të jetë më aktiv për fluturime civile. Qeveria parashikon të transformojë pjesën më të madhe të tij në një park të madh. Aeroporti i ri i Stambollit, në gjendje për të pritur 90 milion pasagjerë në vit, është një nga veprat më të mëdha në të cilat mbështete presidenti turk Erdoan për rritjen ekonomike të vendit. Brenda një dekade parashikohet që të bëhet aeroporti më i madh në botë me një kapacitet deri në 200 milion pasagjerë. Ndërtimi i tij, i cili ka kushtuar 8 miliard dollarë, u shoqërua me shumë polemika për aksidentet vdekjeprurëse në punë dhe kushtet e punës. Në momentin që do të jetë i kompletuar do të mundësojë fluturime pëe 350 destinacione në të gjithë botën përfshirë dhe vendet afrikane. /abcnews.al