Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet numërimi në Durrës, sa vota morën PS, PD e LSI

schedule18:30 - 27 Prill, 2021

schedule 18:30 - 27 Prill, 2021

Është mbyllur numërimi i votave edhe në qarkun e Durrësit. Ashtu si në shumicën e qarqeve të vendit, edhe në qarkun e Durrësit është shpallur fituese, Partia Socialiste.

Ndërkohë në vendin e dytë renditet Partia Demokratike dhe në vendin e tretë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndarja e mandateve për qarkun e Durrësit, është 8 deputetë për PS dhe 6 deputetë për Partinë Demokratike.

Konkretisht Partia Socialiste në qarkun e Durrësi ka grumbulluar 75396 vota. Nga ana tjetër Parti Demokratike ka marrë 61806 vota. Ndërsa LSI është ndarë me 9231 vota. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!