KZAZ-të e qytetit të Korçës kanë përfunduar tashmë numërimin e votave të hedhura në kuti për bashkinë e qytetit duke nxjerrë edhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve të së dielës.
Siç raporton KQZ, PS ka marrë 20 837 vota ose 47.75 për qind, ndërsa PD mori 18 263 vota ose 41.85 për qind. Ndërkohë, LSI mori 2 465 vota ose 5.65 për qind.
Aktualisht numërimi vijon në bashkinë e Pogradecit dhe Maliq, ndërsa ka përfunduar gjithçka në Devoll, Pustec dhe Kolonjë.
Momentalisht, PS ka marrë 7 mandate dhe PD, 6 mandate në Korçë. Megjithatë, numërimi nuk ka mbaruar dhe në vijim mund të ketë ndryshime. /abcnews.al