Bashkia e Korçës ka mbyllur numërimin për kandidatët për deputet në parlament, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Të dhënat e fundit tregojnë se kryesuesi i listës për partinë fituese të zgjedhjeve është Niko Peleshi me 9860, i ndjekur nga Eni Zake me 1946 vota dhe Olta Xhacka me 1179 vota.
Ndërkohë në radhët e demokratëve, më i votuari nga Korçarët është Ervin Salianji me 4929 vota, pas tij renditet Andrea Mano me 4678 dhe Edmond Spaho me 1690 vota ka kaluar i treti.
Në qarkun e Korçës PS ka fituar 6 mandate ndërsa PD 5 mandate, ndërkohë më të votuarit deri më tani në radhët e kandidatëve janë:
PD-5 mandate
Ervin Salianji 4929 vota
Andrea Mano 4678 vota
Edmond Spaho 1690 vota
Sorina Koti 1278 vota
Bledjon Nallbati 935 vota
Alfred Gega 891 vota
PS-6 mandate
Niko Peleshi 9860 vota
Enslemvera Zake 1946 vota
Ilirian Pendavinji 899 vota
Olta Xhaçka 1179 vota
Arian Jaupllari 1603 vota
Besa Spaho 427.e.su./abcnews.al