Mbyllet mbledhja e Bashës me kryetarët, Xhaferaj: Vendimi për Berishën, më i vështiri, eliminoi kostot afatgjata të PD

schedule12:59 - 11 Shtator, 2021

schedule 12:59 - 11 Shtator, 2021

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e PD-së në rrethe.

Në dalje të godinës, kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj u shpreh se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ishte më i vështiri i marrë ndonjëherë.

Ai theksoi se fakti që ishte një vendim i marrë në minutat e fundit të afatit limit do të thotë se Bash aka shfrytëzuar çdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit para se të shkonte deri aty.

Xhaferaj tha se nëse nuk do të merrej ky vendim, PD do të përballej me kosto afatgjatë, gjë e cila do të ndikonte edhe shqiptarët për shkak të mënyrës se si po qeveris Rama.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”, tha Xhaferaj.

Ferdinand Xhaferaj ka qenë ndër të parët në PD që mbështeti qendrimin pro SHBA-ve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!