Mbyllet kopshti i inauguruar nga Veliaj, Pampuri: Të nisin hetimet për abuzime

schedule16:17 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 16:17 - 27 Dhjetor, 2019

Partia Demokratike ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen kopshtet dhe shkollat në Tiranë pas termetit te 26 nentorit. Ish-deputetja Oriola Pampuri dhe Ndricim Mehmeti nga Departamenti i Arsimit i kerkuan qeverise dhe bashkisë të marrin masa dhe të garantojnë sigurinë e nxënësve.

ORJOLA PAMPURI nga KOPSHTI 42:

Tërmeti i një muaji më parë ka dëmtuar disa shkolla dhe kopshte në Tiranë. Një ndër ta është kopshti 42, ku gjendemi. Tani ai është i mbyllur, pa fëmijë brenda, sepse, siç na kanë njoftuar prindrit, ekziston një akt që thotë se kopshti nuk mund të frekuentohet nga fëmijët dhe edukatorët. As prindërit, as edukatorët nuk janë lejuar të shikojnë kopshtin nga brenda, duke mos bërë asnjë transparencë për gjendjen e tij. Akt-eskpertimi nuk jep asnjë informacion për kopshtin e rikonstruktuar 4 vite më parë sipas nismës propagandistike të Bashkisë së Tiranës “Adopto një kopësht”.

Ka qenë vetë Erion Veliaj, i cili ka ardhur dhe ka inauguruar kopshtin, duke trumbetuar se kopshti është me standarde të larta dhe me kushte shumë të mira për fëmijët. 4 vite më pas kopshti është i mbyllur, jofunksional nga dëmtimet pas rikosntruksionit propagandistik dhe në kushte jo të mira. Të abuzosh me fondet publike, të abuzosh me jetët e fëmijëve, është një krim i dyfishtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria fshehin informacionin se kush e ka kolauduar kopshtin, me sa fonde është rikonstruktuar dhe mbi të gjitha nuk ka ansjë person nën hetim për atë çfarë ka ndodhur me këtë kopësht.

Zhvendosja e fëmijëve nga këtu tek kopshtet e tjera, është kosto për prindrit, rritja e numrit të fëmijëve në kopshtet e tjera është edhe më shqetësuese, por çfarë është më e rëndësishme është nisja e hetimit për të gjithë ata persona përgjegjës, duke nisur nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili e inauguroi me zhurmë të madhe, tek kolauduesit dhe rikonstruktuesit e kopshtit.

NDRIÇIM MEHMETI, SHKOLLA “KONGRESI I LUSHNJËS”

Jemi këtu para shkollës “Kongresi i Lushnjës”, një nga shkollat që ka patur problematika gjatë lëkundjeve të tërmetit në datën 26 nëntor. Problematika që ajo ka është vërtetuar nga 2 akt ekspertiza. Aktekspetiza e parë, e cila thotë që kjo shkollë duhet të pezullonte menjëherë mësimin, më vonë del një akteskpertim i dytë, që thotë se kjo shkollë duhet të vazhdojë mësimin. Këtu nuk kemi siguri, nëse jeta e fëmijve gjatë shkollimit është i sigurtë. E njëjta gjë ndodh edhe në shkollën “Emin Duraku”, e cila ka patur më shumë se 3 akt ekspertimi, që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Pra, Instituti i Ndërtimit nuk ka akoma një sqarim publik se çfarë do të bëhet në këto shkolla. Kjo tregon hapur papërgjegjshmërinë e Bashkisë së Tiranës, të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë, për të marrë masat e nevojshme që shkollimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor të jetë sa më e mirë. Një nga kushtet kryesore është padyshim siguria fizike e fëmijëve.

Është rasti për t’i bërë thirrje bashkisë dhe qeverisë të rikontrollojë edhe një herë shkollat tani që janë pushimet. Të shohë çfarë mund të rregulolohet në këto shkolla dhe në rast të kundërt, të trasnferoj ëfëmijët në shkolla më të sigurta për një process mësimor sa më të sigurtë. Është kjo mundësia që jo vetëm të bëhet transparencë për të gjtiha dëmet që janë bërë, por të bëhët publik edhe kostoja që duhet paguar përsëri për rikonstruksionin e këtyre shkollave.

Shkolla Kongresi i Lushnjës ëstë rikonstruktuar në datën 21 mars 2017 me një bujë të madhe nga politikanët, përfshi parlamentarë, qeveritarë, ministrja e arsimit të kohës dhe kryebashkiaku Veliaj. Është koha për transparencë dhe llogaridhënie, jo për t’u fshehur pas akteve korruptive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!