Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka mbyllur hetimi. Kreu i këtij Komisioni, Alket Hyseni në mbledhjen e sotme ka prezantuar provat që kanë administruar.
“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do të hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin. Dakord të gjithë? Po. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi kemi provat me CD, pamjet filmike, përgjigjet e institucioneve dhe takimet të Presidentit Meta, etj. Kush është dakord për administrimin e këtyre provave? Ok. Jemi në rregull, miratohet.
Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur, ju falenderoj të gjithëve për diskutimet e sotme, për seriozitetin tuaj. Kjo do të thotë që secili nga anëtarët kanë një volum dokumentesh për të vlerësuar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kemi dhe një tjetër mbledhje nesër. Pastaj kemi një mbledhje për raportin paraprak. Pastaj brenda afatit të vendosur ne duhet të përmbyllim raportin përfundimtar. Jemi dakord të gjithë. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur. Mirë u takofshim nesër,” deklaroi Hyseni.
Lexo edhe: Meta nuk shkon në Komisionin Hetimor, Spartak Braho sugjeron veprimin ekstrem
Presidenti Ilir Meta refuzoi të shkojë edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit, ndërkohë që ishte afati i tij i fundit. Deputetja Klotilda Bushka propozoi se presidenti mund të merret edhe me forcë, pasi sipas saj këtë e parashikon edhe Kodi i procedurës penale. Propozimi i saj u mbështet nga deputeti Spartak Braho, i cili bëri tha se Meta duhet marrë me forcë. Ndërkohë, Vasilika Hysi, Myslim Murrizi dhe Alket Hyseni e kundërshtuan. g.v/abcnews.al

