Mbyllet gjithçka në Rumani, lojtarët e Kosovës refuzojnë rikthimin në fushën e blertë

schedule00:03 - 16 Nëntor, 2024

schedule 00:03 - 16 Nëntor, 2024

Patën raste të shumta për të gjetur golin e fitore, mirëpo para portës ishin të paqartë.

“Daradanët” e Kosovës nuk kanë shkuar më shumë barazimi 0-0, në transfertën e Rumanisë, ku pavarësisht se sfida nuk pati gola prodhoi spektakël, për 55,634 spektatorët, në “Arena Nationla” të Bukureshtit.

Megjithatë, në këtë sfidë nuk munguan as thirrjet raciste të huliganëve rumunë, të cilët lëshuan në kor thirrjet “Kosova është Serbi”, me kapitenin Amir Rrahmani, i cili vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidë, gjë që “zgjoi” zemërimin e tifozëve, të cilët filluan të hidhnin sende në fushën e blertë.

Drejtuesit e sfidës tentuan për rreth 1 orë të bindnin “Dardanët” të riktheheshin në fushën e blertë, por më kot dhe tashmë pritet të zbulohet se çfarë do të vulosë UEFA për këtë sfidë /i.m /abcnews.al