Mbyllet faza e parë e Ligës së Kombeve, zbardhen verdiktet e këtij edicioni

schedule09:18 - 19 Nëntor, 2020

schedule 09:18 - 19 Nëntor, 2020

U mbyll dje faza e grupeve të Champions League. Në Ligën A fituesit e grupeve përkatëse do të diskutojnë trofeun e kompeticionit të ri, që është në vitin e dytë të tij.

Kështu, Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja janë skuadrat, që përmes një shorti do përballen në gjysmëfinale, për të përcaktuar më pas finalistët dhe për të mësuar fituesin, që do pasojë Portugalinë, si mbajtësja aktuale e këtij trofeu.

Ashtu si kombëtarja jonë, që u ngjit një ligë më lart, ka pasur lëvizje edhe në ligat e tjera. Ishujt Faroe dhe Gjilbratari lënë Ligën D dhe i bashkohen grupit të skuadrave të Ligës C, ku ndodhet edhe Kosova.

Në Ligën D zbresin humbësit e ndeshjeve Kazakistan-Moldavi dhe Qipro-Estoni. Në Ligën B është kualifikuar Shqipëria, Armenia, Mali i Zi dhe Sllovenia, ndërkohë që në Ligën C bien Irlanda e Veriut, Turqia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Në Ligën B kanë rënë Bosnja, Islanda dhe Suedia, ndërkohë që pritet vendimi për Zvicrën dhe Ukrainën, që nuk i zhvilluan ndeshjet e tyre të fundit prej Covid-19 dhe rrezikojnë dënimin me rënie nga Liga A. /abcnews.al