Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet “epoka” e Arben Krajës në krye të SPAK-ut, sot zgjidhet drejtuesi i ri

schedule14:36 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 14:36 - 16 Dhjetor, 2022

Nga Ermal Vija

“Jam i nder gjëshëm për vështirësitë e hetimit të llojit të veprave panele që janë pjesë e ligjit të SPAK, siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni , vështirësi të hetimit të subjekte që parashikon ligji si kompetencë e SPAK, siç janë të gjithë të subjektet e larta që përfshinë kategorinë e subjekteve zyrtarëve të lartë që është e vështirë të hetohen.”

Menjëherë sapo Arben Kraja fitoi me 6 vota, dhe ju besua drejtimi i parë i SPAK, ai paralajmëroi se do të realizonte pritshmëritë e publikut. Por dosjet që u hetuan nuk ishin të kësaj kategorie.

Madje në një rast prokuroret e SPAK dorëzuan si të pandehur edhe një komisioner që kishte ndërruar jetë. Por kryeprokurori i parë shqiptar i SPAK, në tre vite të mandatit nuk kishte asnjë ngjashmëri as me modelin e USKOK në Kroaci, që dërgoi para drejtësisë qindra zyrtarë kroatë të korruptuar.

Po kështu Kraja nuk i ngjante as modelit të kryprokurores rumune, Laura Codruta Kovesi e DNA që firmosi arrestime te bujshme ne në nivel ministrash. Kreu i parë i SPAK, tek i cili i kishin sytë të gjithë , të huaj dhe vendas, do të mbahet mend si drejtuesi që nuk gjeti gjuhen as me atë që amerikanet e trajnuan si me te besuarën e FBI-së shqiptare të emërtuar si BKH e të drejtuar nga Aida Hajnaj.

Në tre vite të ekzistencës së SPAK, u dënua me burg ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri , por kjo ishte një dosje e hetuar nga ish-Krimet e Rënda. Një tjetër zyrtar që përfundoi në rrjetat e SPAK ishte kryebashkiaku socialist Fatos Tushe.

Edhe pse u ai hetua për abuzimin për dhënin e një tenderi në fund u dënua për shpërdorim detyre për abuzimet me karburantin dhe lejimin e një ndërtimi pa leje. Ndërsa hetimi i zëvendës ministres së Brëndëshme Rovena Voda qe ju vu emri si rast korrupsioni, nuk u vërtetuan fjalet e nje qytetareje që pretendonte vendin e punës duke i dhuruar zyrtares një arkë me peshk.

Niveli më i lartë i zyrtarëve që shkuan pas hekurave në epokën “Kraja” ishte ish-ministri I Mjedsiti Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako të arrestuar për atë që njihet si afera e inceneratorëve.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!