Start-Up City, festivali i ideve të biznesit, përmbylli edicionin e tij të katërt. Ministrja për Fëmijet dhe të Rinjtë, Bora Muzhaqi, ish-Ministri për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi dhe zv. Kryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani hapën eventin me fjalët e tyre motivuese për të rinjtë pjesëmarrës.
Të rinj të talentuar, të cilët garuan për çmimin e parë me vlerë 2500 euro, por edhe çmimet e tjera individuale. Pasi panë me vëmendje të gjithë prezantimet, juria e përbërë nga ekspertë të fushës dhe sipërmarrës të suksesshëm, vlerësuan si idenë më inovative, atë të prezantuar nga Marlin Nano dhe Leart Qefalia, të cilët tregojnë se si lindi ideja e tyre.
Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana, inxhinier Arjan Çukaj, tregon qëllimin e këtij eventi elitar në fushën e inovacionit.
Start-Up City organizohet nga Universiteti Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator, WBAF, Metsinc dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Nga 62 aplikime u shpallën 8 fitues. Çmimi I parë me vlerë 2500 euro u fitua nga The Automatic Drawers. Çmimi I dytë nga “Student Life”, me vlerë 1000 euro, dhe çmimi I tretë iu dha Diversi8 që fitoi mentorim nën kujdesin profesional të Metropolitan Incubator. /abcnews.al