Teksa situata me covid-19 në vendin tonë vijon të përmirësohet, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë spitalin Covid -2. Tanimë “Shefqet Ndroqi” pritet që në ditët në vijim t’i kthehet normalitetit duke shërbyer si Sanatorium.
Aktualisht në këtë spital ka 17 pacientë të prekur me Covid-19, ndërsa pas dezinfektimit të ambienteve pritet që në Sanatorium të shtrohen pacientët me probleme me mushkëritë.
Kujtojmë se Covid 2 , u hap më 29 mars të vitit të kaluar./abcnews.al/