Mbyllet afati, ofertë surprizë për tunelin e Llogarasë. Cila është kompania shqiptare që dha çmimin më të ulët

schedule14:38 - 1 Mars, 2021

schedule 14:38 - 1 Mars, 2021

Sot ishte data e fundit në të cilën kompanitë private mund të dërgonin ofertat e tyre për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Vlorë-Sarandë.

Tuneli në fjalë është konsideruar një sfidë për qeveritë shqiptarë jo vetëm prej gjatësisë së tij prej rreth 6 kilometra, por edhe nisur nga zhvillimi që pritet t’i japë zonës.

Mësohet se në kanë qenë gjashtë kompani që dhanë ofertat e tyre për përmbylljen e këtij projekti me vlerë limit 19 miliard lekë. 4 prej tyre janë kompani të huaja dhe 2 kompani shqiptare.

Abcnews.al mëson se oferta më e ulët është dhënë pikërisht nga kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion”. Kjo e fundit ka marrë përsipër të përmbyllë punimet në kohë rekord në tunel kundrejt vlerës 14 miliard lekë, rreth 5 miliard lekë më pak se sa fondi limit i përcaktuar nga qeveria.

Tashmë pritet që autoritetet të vlerësojnë ofertat dhe të shpallin kompaninë fituese, por siç duket edhe nga çmimi i ofruar, favoriti kryesor është “Gjoka Konstruksion”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!