Mbyllen primaret në PD, zgjidhen kandidatët edhe për Elbasanin e Durrësin

schedule16:16 - 12 Nëntor, 2022

schedule 16:16 - 12 Nëntor, 2022

Zyrtarisht PD do të përmbyll procesin e regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet vendore mbrëmjen e të shtunës në orën 20:00, por duket se më në fund demokratët kanë gjetur edhe kandidatet për bashkitë e mëdha.

Surpriza më e madhe e demokratëve në këto zgjedhje është qyteti i Elbasanit. Në këtë bashki nën siglën e koalicionit opozitar pritet të kandidojë nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Burime nga PD për Abc, bëjnë me dije se Boçi është propozuar nga strukturat e PD në Elbasan dhe deputeti që në zgjedhjet e 25 prillit theu herësin për të marrë mandatin e tij, ka dhënë dakordësinë për të kandiduar në zgjedhjet vendore.

Të njëjtat burime nga PD bëjnë me dije se Boçi gëzon konsensusin e të gjithë grupeve në PD, duke mos pasur kandidatë në garë. Edhe Durrësi ka gjetur zyrtarisht kandidatin e saj në zgjedhje. Ish-deputeti dhe kreu aktual i degës së PD në Durrës, Igli Cara ka dorëzuar zyrtarisht kandidimin për të qenë zyrtarisht përballë socialistëve vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore. Edhe Cara në Durrës pritet të jetë i vetëm në garë, si kandidat konsual./abcnews.al/